RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspektorati në aksion në gjithë Kosovën për kontrollin e çmimeve në prag të Bajramit

inspektorati-ne-aksion-ne-gjithe-kosoven-per-kontrollin-e-cmimeve-ne-prag-te-bajramit

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e Kosovës, në prag të festës së Bajramit.

Ky institucion, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, është duke zhvilluar një aksion të gjerë inspektimesh në treg.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është verifikimi i çmimeve të produkteve, kontrolli i origjinës së tyre, si dhe saktësia e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.

Inspektorati thekson se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo shkelje e ligjit në fuqi.

Përmes këtyre kontrolleve synohet rritja e transparencës në treg dhe krijimi i një ambienti të drejtë dhe të besueshëm për konsumatorët.

Ndërkohë, ndaj operatorëve ekonomikë që janë konstatuar në shkelje të ligjit janë ndërmarrë masa ndëshkuese, në përputhje me dispozitat ligjore.

Autoritetet kanë paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave të konsumatorëve dhe funksionimi i rregullt i tregut.

Related posts

Altun: Gjenocidi në Srebrenicë është dëshmi e turpshme e botës moderne

admin

Përfaqësuesi armen për marrëdhëniet me Turqinë: Dëshiroj gjithmonë paqe mes nesh

Muhamet Ramadani

Scholz: Sulmi bërthamor, një vijë e kuqe që nuk duhet prekur kurrë

admin