RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani shtron iftar për Myftiun Tërnava

presidentja-osmani-shtron-iftar-per-myftiun-ternava

Presidentja Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.

Përmes një postimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Presidentja po ashtu shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.

Related posts

Presidenti Erdogan nesër vizitë në Arabinë Saudite, në fokus “ekonomia dhe investimet”

Muhamet Ramadani

Kryediplomati kinez do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jordaninë

admin

Disa nga lajmet më të fundit nga Pa’lestina këtë mbrëmje

Muhamet Ramadani