RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në ditën e fundit të Ramazanit mijëra muslimanë luten në Qabe nën shi

ne-diten-e-fundit-te-ramazanit-mijera-muslimane-luten-ne-qabe-nen-shi

Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra muslimanë u lutën nën shi në Mesxhidi el-Haram, xhamia e madhe brenda së cilës ndodhet Qabja në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Imazhet e shpërndara në llogarinë e mediave sociale të guvernatorit rajonal të Mekës tregojnë turma të mëdha vizitorësh duke kryer tavaf (rrotullim) rreth Qabesë dhe duke ngritur duart drejt qiellit në shiun e rrëmbyeshëm.

Postimi, i cili përfshin frazën “Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram”, thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut.

Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Bahreini, Libani, Sudani, Palestina dhe Kuvajti e kanë shpallur të premten, 20 mars, si ditën e parë të Fitër Bajramit.

Related posts

OKB-ja paralajmëron për katastrofë humanitare në Gaza pasi financimet po shterojnë

admin

Borrell: Qytetet e Gazës janë shkatërruar më shumë se qytetet gjermane në Luftën e Dytë Botërore

Muhamet Ramadani

Ishte i vetmi kandidat, McAllister rizgjidhet në krye të Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-së

admin