RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Te Zoti, në ditën e fundit të Ramazanit: shuhet dhimbshëm Namir Lapardhja

te-zoti,-ne-diten-e-fundit-te-ramazanit:-shuhet-dhimbshem-namir-lapardhja

Ikja e një zëri që përçon dhimbje në të gjithë shoqërinë shqiptare te etur për zëra të tillë

Një atak kardiak në orët e para të mëngjesit i ka marrë jetën komentatorit të njohur politik, social e kulturor, Namir Lapardhaja.

Në të 40-at, ky arsimtar i shquar beratas për moshën e tij, ishte njëherësh një besimtar musliman, duke e mbyllur kësisoj jetën me shkuarje te Zotin në ditë e fundit të agjerimit të Ramazanit.

Namir Lapardhaja, ndër më aktivët në media me shkrimet e tij, linte shijen e një përgatitjeje të thekshme intelektuale, të një morali të spikatur individual dhe një vizioni atdhedashës.

Ikja e tij është një humbje e madhe dhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, pasi të tillë invividë si ai, me personalitet dhe integritet qytetar, përbëjnë një pasuri të vyer publike në kohë krize të rëndë morale.

Ndaj dhe mungesa e një zëri si Namir Lapardhaja do jetë një boshllëk që vështirë të mbyllet në Shqipërinë tonë të etur për emra të tillë. /tesheshi

Related posts

Konservatorët marrin pushtetin në Greqi

admin

I mbijetoi sulmit ajror, por vdiq pasi u godit nga rënia e ndihmave, fati e trishtë i fëmijës së mitur në Gaza. Babai i 13-vjeçarit: Nxitoi për të marrë fasule dhe oriz

admin

Musliu njofton për një problem shëndetësor, largohet nga aktiviteti publik

admin