RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dialogun me Serbinë

kancelari-merz-i-dergon-leter-kurtit,-kerkon-avancim-ne-dialogun-me-serbine

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

Në mesazhin e tij, Merz ka vlerësuar se përpara Qeverisë së Kosovës qëndrojnë detyra sfiduese, duke shprehur bindjen se Kurti do të marrë vendimet e duhura për avancimin e vendit drejt integrimit euroatlantik.

“Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që së bashku me ju të vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona,” thuhet në letrën e tij.

Kancelari gjerman ka theksuar se përvoja e Kurtit do të jetë kyçe në marrjen e vendimeve strategjike për të ardhmen e Kosovës, duke përfshirë edhe përparimin në proceset integruese.

Ai ka veçuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbia, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Në këtë përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë. Ju siguroj se Kosova ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm,” thuhet më tej në mesazh.

Gjithashtu, Merz i ka uruar Kurtit suksese në mandatin e ri, duke riafirmuar mbështetjen e Gjermania për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

Related posts

Arabia Saudite mirëpret miratimin e mocionit për urrejtjen fetare nga OKB

Muhamet Ramadani

Hargreaves thotë se është urgjente që Kosova të kthehet në stabilitet politik

Muhamet Ramadani

BIK-u del me apel për tubimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet

admin