RTV AHIRETI
Lajme

BIK-u del me apel për tubimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet

bik-u-del-me-apel-per-tubimin-e-ndihmave-per-te-prekurit-nga-vershimet

Për tubimin e ndihmave për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës.

Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës.

Gjithashtu Bashkësia Islame e Kosovës vlerëson lart mobilizimin dhe gatishmërinë e Shoqatës Humanitare “Bereqeti” në kuadër të BIK-ut (me të gjitha degët e saj anekënd Kosovës) dhe angazhimin e saj për t’u ardhur në ndihmë me gjëra ushqimore dhe veshmbathje për banorët e komunës së Mitrovicës, Skenderajt, si dhe zonave të tjera të Kosovës të prekura nga vërshimet.

Njëkohësisht vëmë në dijeni opinionin e gjerë se ditën e premte, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, do të vazhdojë aksioni për tubimin e mjeteve materiale, në emër të ndihmës për banorët e zonave të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu është në ndihmën e robit, derisa robi është në ndihmën e vëllaut të vet.”

Related posts

Opozita i kthen shpinën Edi Ramës teksa merr fjalën në parlament

RTI

Hamasi kërkon që Izraeli të pranojë planin për fazën e dytë në Gaza

Kushtrim Guraj

Në Vlorë mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit, e pranishme edhe Osmani

admin