RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“SHBA cakton 9 prillin si datë të mundshme për përfundimin e luftës me Iranin”

“shba-cakton-9-prillin-si-date-te-mundshme-per-perfundimin-e-luftes-me-iranin”

SHBA-ja ka caktuar 9 prillin si një datë të mundshme për përfundimin e luftës në Iran, mes pritjeve për bisedime të afërta mes dy palëve, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta ‘Yedioth Ahronoth’, e cila citon një zyrtar izraelit anonim, Washingtoni ka vendosur 9 prillin si datë synuese për përfundimin e luftës, duke lënë rreth 21 ditë për luftime dhe negociata.

“Bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së pritet të zhvillohen më vonë këtë javë në Pakistan”, tha burimi, duke shtuar se Washingtoni nuk e ka informuar Izraelin për detajet e kontakteve me kryeparlamentarin iranian, Mohammad Bagher Qalibaf.

Sipas gazetës, Izraeli vlerëson se SHBA-ja tashmë po zhvillon negociata indirekte me Qalibafin, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për kontakte me Iranin me qëllim përfundimin e luftës.

Megjithatë, Qalibaf më herët tha se nuk ka pasur negociata me SHBA-në, duke i cilësuar raportimet si “lajme të rreme” që synojnë manipulimin e tregjeve financiare dhe të naftës.

Trump tha se ka urdhëruar një shtyrje 5-ditore të sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, duke përmendur bisedime “shumë të mira dhe produktive” me Teheranin gjatë dy ditëve të fundit.

Përshkallëzimi në rajon ka vazhduar që kur SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima, përfshirë edhe Udhëheqësin Suprem, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.

Related posts

Gjermania ‘përplaset’ me SHBA për Kosovën, Rohde i përgjigjet Hill: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit

admin

Kurti darkon me Orhan Pamuk: Ishte aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët e Ballkanin

admin

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

admin