RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot nis Samiti i KE-së, Kosova nuk është në agjendë

sot-nis-samiti-i-ke-se,-kosova-nuk-eshte-ne-agjende

Presidenca islandeze e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga sot pret një samit dyditor të krerëve të shteteve dhe qeverive nga 46 shtetet anëtare të organizatës në Reykjavik.

Ky është Samiti i 4-të i Këshillit të Evropës që nga krijimi i tij në 1949, ndërsa në këtë samit me shumë gjasë nuk do të flitet për Kosovën.

Ditë më parë ka qenë vet Presidenca Islandeze e cila ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KE, nuk do të jetë temë e agjendës së samitit dyditor.

“Samiti do të diskutojë për vlerat themelore të Këshillit të Europës – të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit – si dhe llogaridhënien dhe mbështetjen për Ukrainën. Nuk parashihet diskutim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, thuhet në përgjigje.

Në fund të muajit prill Kosova edhe zyrtarisht nisi rrugën drejt anëtarësimit në KE, pasi Komiteti i Ministrave votoi pro që kërkesën e Kosovës ta përcjellë në Asamblenë Parlamentare.

Sipas procedurave, Këshilli i Evropës pritet të emërojë një raportues për çështjen e anëtarësimit të Kosovës i cili do të përgatit një raport -opinion të cilin do ta disktuojë Asambleja Parlamentare e më pas ta votojë anëtarësimin ose jo.

Nuk dihet saktësisht se sa do të zgjasë procedura e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, por besohet se është e lidhur me përarimin e dialogut me Serbinë në Bruksel, ndërsa ka njohës që e kanë vlerësuar se Kosova mund të bëhet anëtare deri në fund të këtij viti.

Related posts

Gjermania refuzon t’i dërgojë Kievit raketat ‘Taurus’, Zelensky me kritika të ashpra për kancelarin Scholz: Berlini, i frikësuar nga një kërcënim i Rusisë

admin

Familjet e robërve izraelitë përfundojnë marshimin pesëditor tek zyrja e Netanyahut

admin6

Kurti publikon fotografitë nga Manastiri i Banjskës, shihen persona të armatosur e të maskuar

admin