RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulme ndaj infrastrukturës së gazit në Iran, pa ndërprerje të furnizimit

sulme-ndaj-infrastruktures-se-gazit-ne-iran,-pa-nderprerje-te-furnizimit

Media shtetërore iraniane raportojnë se janë kryer sulme ndaj disa objekteve të gazit në Iran, megjithëse autoritetet theksojnë se furnizimi nuk është ndërprerë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, objekt i sulmeve kanë qenë një ndërtesë e administratës së gazit dhe një stacion rregullimi presioni në rrugën Kaveh në qytetin Isfahan. Raportohet se këto objekte kanë pësuar dëme të pjesshme.

Fars njofton gjithashtu se një sulm ka shënjestruar edhe një tubacion gazi pranë centralit elektrik në Khorramshahr, në jugperëndim të vendit. Sipas guvernatorit lokal, një predhë ka goditur zonën jashtë stacionit të përpunimit të gazit, por infrastruktura vazhdon të funksionojë normalisht.

Ngjarja vjen vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sinjalizoi një tërheqje nga kërcënimet për sulme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane dhe njoftoi për një pauzë pesëditore.

Megjithatë, mediat iraniane raportojnë se nuk ka negociata në zhvillim për t’i dhënë fund konfliktit. /mesazhi

Related posts

Tërmet me magnitudë 6,4 godet Baculin në Filipine, nuk lëshohet paralajmërim për cunami

RTI

Osmani: Kurtit i janë propozuar dokumente dhe versione të tmerrshme në Ohër, BE-ja po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë

admin

Myftiu Tërnava priti në takim zëvendëskryetarin e TIKA-s Mahmut Çevik

admin