RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Izraelit nis vizitën e parë në Zambia në përpjekje për të thyer izolimin diplomatik

presidenti-i-izraelit-nis-viziten-e-pare-ne-zambia-ne-perpjekje-per-te-thyer-izolimin-diplomatik

Presidenti izraelit, Isaac Herzog filloi një vizitë në Zambia, udhëtimin e tij të parë në vendin afrikano-jugor, transmeton Anadolu.

“Afrika është e ardhmja”, postoi Herzog në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

“Izraeli gjithmonë ka besuar në Afrikën dhe i kushton rëndësi të madhe zgjerimit të bashkëpunimit në fushat e tregtisë, bujqësisë, inovacionit, shkencës dhe teknologjisë në të gjithë Afrikën”, shtoi ai.

Të dielën, Zyra e Herzogut tha se ai do të nisej të hënën për vizita zyrtare në Zambia dhe Republikën Demokratike të Kongos, në një turne 24-orëshe.

Në vitet e fundit, Tel Avivi është përpjekur të forcojë lidhjet me vendet afrikane që historikisht kanë mbështetur popullin palestinez nën pushtimin izraelit.

Krahas turneut të Herzogut, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar do të inaugurojë ambasadën e re të Izraelit në kryeqytetin e Estonisë, Talin, të martën.

Përmes lëvizjeve të tilla diplomatike, Izraeli kërkon të thyejë izolimin e tij diplomatik ndërkombëtar, të imponuar si rezultat i luftës gjenocidale të mbështetur nga SHBA-ja në Gaza, ku më shumë se 69 mijë palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.

Related posts

Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

admin

Marrëveshja e tranzitit mes Turqisë dhe Sirisë pritet të bëhet plotësisht funksionale këtë muaj

Muhamet Ramadani

U bllokuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, NASA zbulon kur do të kthehen në Tokë dy astronautët

admin