RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet në gjendjen e mëparshme

irani:-situata-ne-ngushticen-e-hormuzit-nuk-do-te-kthehet-ne-gjendjen-e-meparshme

Situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet më në gjendjen e mëparshme, tha të mërkurën një zëdhënës ushtarak iranian, duke theksuar kontrollin e Teheranit mbi qasjen detare, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, transmeton Anadolu.

Në deklarata të transmetuara nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr, Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit Qendror Ushtarak Khatam al-Anbiya, tha se janë vendosur rregulla të reja për kalimin nëpër këtë rrugë ujore strategjike, duke theksuar se kalimi do të varet nga autorizimi i Iranit.

“Situata në ngushticë nuk do të kthehet në të kaluarën”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “leja për tranzit do të përcaktohet nga ne”.

Ai shtoi se “zjarri nën çmimet e naftës është ndezur dhe niveli i tij është në duart tona”, duke e përshkruar këtë si një nga disa faktorë në përballjen aktuale.

Zolfaghari tha se “qëndresa e popullit tonë dhe fuqia e forcave tona të armatosura po rriten nga momenti në moment”, ndërsa pretendoi se kundërshtarët janë “bllokuar” dhe po tregojnë gjithnjë e më shumë shenja dobësie.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar deri tani më shumë se 1.340 viktima, përfshirë edhe Liderin e atëhershëm Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet dhe aviacionin global.

Related posts

Shpërthim në një treg në Armeni, një i vdekur e së paku 20 të lënduar

admin

Arabia Saudite mirëpret vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë

Muhamet Ramadani

Sulmet ndaj policëve në veri, Sveçla thotë se Radoiçiq qëndron në krye të kontrabandistëve

admin