RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teherani thotë se SHBA-ja dhe Izraeli planifikojnë të pushtojnë një nga ishujt e Iranit

teherani-thote-se-shba-ja-dhe-izraeli-planifikojne-te-pushtojne-nje-nga-ishujt-e-iranit

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, akuzoi të mërkurën SHBA-në dhe Izraelin se po planifikojnë të pushtojnë një nga ishujt e vendit, me mbështetjen e një shteti nga rajoni, transmeton Anadolu.

“Bazuar në disa të dhëna, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e njërit prej vendeve në rajon, po përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit”, tha Qalibaf në një postim në platformën sociale amerikane X.

Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e këtij shteti rajonal.

Qalibaf tha se të gjitha “lëvizjet e armikut” po monitorohen nga forcat e armatosura iraniane.

“Nëse ata ndërmarrin ndonjë hap, e gjithë infrastruktura jetike e atij vendi rajonal do të shënjestrohet pa kufizime nga sulme të pamëshirshme”, kërcënoi ai.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar deri tani më shumë se 1.340 viktima, përfshirë edhe Liderin e atëhershëm Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet dhe aviacionin global.

Related posts

Turqia zmbraps anijen patrulluese greke që ngacmoi anijet turke të peshkimit

admin

Ministri irakian i Naftës: Tubacioni Kirkuk-Turqi do të jetë gati brenda një jave

admin

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

RTI