RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

mpb-ja-monitoron-procesin-e-lejeqendrimit-ne-mitrovicen-e-veriut

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë zhvilluar një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të aplikimeve për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve të gjendjes civile.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues nga ARC-ja, Departamenti Ligjor si dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët monitoruan punën e zyrtarëve të angazhuar në pranimin e kërkesave dhe trajtimin e rasteve të qytetarëve.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicën e Veriut, zyrtarët zhvilluan takime të drejtpërdrejta me qytetarë të interesuar për rregullimin e statusit të tyre juridik në Republikën e Kosovës. Ata ofruan informacione të detajuara mbi procedurat ligjore dhe mundësitë për pajisje me dokumente zyrtare.

Ndër çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët ishin:

pajisja me dokumente për bashkëshortët e shtetasve të Kosovës përmes procedurës së bashkimit familjar;
regjistrimi dhe pajisja me dokumente për fëmijët e lindur jashtë vendit;
procedurat për aplikim për lejeqëndrim për familjarët e personave që tashmë posedojnë lejeqëndrim në Kosovë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka theksuar përkushtimin e saj për ofrimin e shërbimeve transparente dhe të qasshme për të gjithë qytetarët, duke garantuar zbatim të njëtrajtshëm të legjislacionit në të gjithë territorin e vendit.

Vizita në Mitrovicën e Veriut, sipas MPB-së, është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për informimin e qytetarëve dhe lehtësimin e procedurave administrative, ndërsa nisma të ngjashme pritet të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Related posts

Begaj: Proces zgjedhor të paanshëm, shitblerja e votës e patolerueshme

admin

Vdes i riu nga plagët e marra nga forcat izraelite në Dhahiriya

admin

UNHCR: Dyshohet se të paktën 180 anëtarë Rohingya kanë humbur jetën në det

admin