RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sllovaki – Mijëra qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Fico – VIDEO

sllovaki-–-mijera-qytetare-protestojne-kunder-kryeministrit-fico-–-video

Mijëra njerëz demonstruan në Sllovaki kundër qeverisë së kryeministrit nacionalist të krahut të majtë Robert Fico, i cili ka qenë në detyrë që nga fundi i tetorit.

”Në kryeqytetin Bratislavë, Kosice në lindje të vendit dhe 13 qytete të tjera, qytetarët dolën në rrugë në mbrëmje”, njoftoi kanali i lajmeve TA3.

Protesta, e organizuar nga tre parti opozitare, kishte për qëllim kryesisht heqjen e planifikuar të zyrës së prokurorit special të USP, përgjegjëse për krimin e organizuar dhe krimet politike.

Qeveria e Ficos kërkon të shkrijë Prokurorinë se është tepër e “politizuar”.

Pasi një koalicion kundërshtarësh të Ficos fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, ish-politikani Daniel Lipsic, i cili i përkiste këtij kampi, u bë kreu i USP-së falë ndryshimeve të diskutueshme legjislative.

Fico dhe partia e tij e akuzuan atë se kishte abuzuar me zyrën e prokurorisë speciale për të “shkatërruar” socialdemokratët, përkohësisht në opozitë.

Tani që janë rikthyer në pushtet, socialdemokratët duan të heqin Lipsicin.

Opozita paralajmëron një kërcënim për shtetin ligjor dhe akuzon qeverinë se dëshiron të fshehë rastet e korrupsionit të rangut të lartë të qeverive të mëparshme të partisë së Ficos. /atsh

Related posts

Covid19/ Kosova e mbyll gjendjen e emergjencës shëndetësore

rezart morina

Bosnja dhe Hercegovina dërgon ekipet në Turqi

admin

Politikani serb: Kërkova falje për krimet në Kosovë edhe për ata që s’kërkuan

rezart morina