RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një Shqipëri vetëm në mendjen e atij që e qeverisë

nje-shqiperi-vetem-ne-mendjen-e-atij-qe-e-qeverise

Një “vend i mirë” thotë kryeministri, por nuk e shpjegon pse

Ndërsa pezmi kolektiv që Shqipëria nuk bëhet është sot më dominant se kurrë që pas rënies së komunizmit, njeriu që e çoi këtë pezm në kuotat më të larta, kryeministri Rama sheh ndryshe.

Në fjalën e mbajtur në edicionin e dytë të Matchmaker Albania, ai pretendoi se Shqipëria ofron një jetesë të mirë.

Sipas tij, vendi ynë ka avancuar aq shumë saqë është koha që të ritkhehen në Shqipëri personat që më parë kanë emigruar.

“Është një vend për jetesë të mirë, gati të mirëpresim, të ofrojmë, të lidhim bizneset, njerëzit e ambiciet. MatchMaker nisi si histori suksesi…”, tha Rama.

“Më e mira është se Shqipëria reflekton sot kohën e botës. Pak javë më parë panairi në Berlin tregoi se Shqipëria nuk është më tokë e premtuar për një të nesërme tmë të mirë por një vend që të gjithë duhet ta shohin e të hidhen sikur nuk ka të nesërme”, theksoi ai.

Por ikjet, edhe më frenetike, të cilat kanë shpopulluar frikshëm vendin, janë përgjigja më kokëfortë ndaj përceptimeve të kryeministrit. /tesheshi

Related posts

SHBA forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford dhe F-22 vendosen në Mesdhe dhe Izrael

admin

Dështon seanca ndaj Kostiqit i akuzuar për krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

RTI

BE: Aludimet për zhvendosje të detyruar në Gaza janë absolutisht të papranueshme

Muhamet Ramadani