RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suella Braverman pas tragjedisë në Kanalin Britanik: Do të zgjerojmë rrugët e ligjshme të emigrantëve

suella-braverman-pas-tragjedise-ne-kanalin-britanik:-do-te-zgjerojme-rruget-e-ligjshme-te-emigranteve

Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, u zotua se qeveria britanike do të zgjerojë rrugët e sigurta dhe të ligjshme për emigrantët pas tragjedisë në kanalin britanik, ku 4 emigrantë humbën jetën, kur varka e tyre u mbyt në orët e para të mëngjesit.

“Tragjedia e mëngjesit të sotëm, si humbja e 27 personave në një ditë nëntori të vitit të kaluar, është kujtuesi më i kthjellët i mundshëm se pse duhet t’i japim fund këtyre kalimeve”, tha Braverman.

Rreth 43 persona të tjerë që ishin në bord janë shpëtuar. Ende vazhdon kërkimi dhe pritet që numri i viktimave të shtohet.

Themeluesja e shoqatës bamirëse të refugjatëve në MB, Clare Moseley u shpreh për mediat se qeveria ‘britanike ka gjak në duart e saj.

“Nuk ka asnjë arsye pse refugjatët duhet të vdesin duke u përpjekur të kërkojnë azil në MB dhe është krejtësisht e turpshme që qeveria jonë refuzon të veprojë për t’i bërë refugjatët të ndihen të sigurt.”

Kombësia e emigrantëve që ndodheshin në varkë nuk dihet ende.

Related posts

Palestina: Janari 2023, muaji më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor që nga viti 2015

admin

Kurti i adresohet me video komunitetit serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

Muhamet Ramadani

Gjermania mbështet kryeministrin holandez Rutte për rolin kryesor në NATO

Muhamet Ramadani