RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë shënjestrohet në Iran

universiteti-i-shkences-dhe-teknologjise-shenjestrohet-ne-iran

Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Teheran është shënjestruar në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se objekti u godit gjatë sulmeve, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare për viktima apo dëme.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Teheranit si pjesë e operacioneve të përbashkëta me SHBA-në.

Më 23 mars, Saeed Shemkadri, anëtar i stafit akademik në departamentin e inxhinierisë elektrike të universitetit, u vra kur shtëpia e tij u shënjestrua në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit.

Prej gati një muaji, SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer një ofensivë ajrore ndaj Iranit, duke vrarë më shumë se 1.340 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, si dhe Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe në aviacion.

Related posts

SHBA: Irani mund të jetë duke përgatitur një sulm të menjëhershëm raketor ndaj Izraelit

admin

Publikohet dokumenti: Qeveria nis procedurat për largimin e katër kryetarëve në veri

Muhamet Ramadani

Izraeli deri më tani ka vrarë mbi 400 palestinezë të cilët prisnin për ndihma në veri të Gazës

Muhamet Ramadani