RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian u bën thirrje vendeve të rajonit të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre

presidenti-iranian-u-ben-thirrje-vendeve-te-rajonit-te-mos-lejojne-“armiqte-te-zhvillojne-luften”-nga-territoret-e-tyre

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit që të mos lejojnë “armiqtë të zhvillojnë luftën” nga territoret e tyre nëse “duan zhvillim dhe siguri”, transmeton Anadolu.

“E kemi thënë shumë herë se Irani nuk kryen sulme parandaluese, por do të kundërpërgjigjet fuqishëm nëse infrastruktura ose qendrat tona ekonomike goditen”, shkroi Pezeshkian në rrjetin social amerikan X.

Duke iu drejtuar vendeve të rajonit, presidenti iranian tha: “Nëse doni zhvillim dhe siguri, mos lejoni që armiqtë tanë ta zhvillojnë luftën nga tokat tuaja”.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, i cili deri më tani ka vrarë mbi 1.340 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Related posts

Pas bojkotit, Sveçla: Lista Serbe dhe Serbia sabotuan procesin e votimeve në veri

admin

Votat e Kombeve të Bashkuara për një hartë të re botërore, vetëm një vend ishte kundër

Hevzi

Greqia i bashkohet ‘trendit’/ Drafti për ndalimin e rrjeteve sociale në tryezën e qeverisë

Muhamet Ramadani