RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta SHBA-Iran: Vance mohon praninë afatgjate, thotë se çmimet e karburantit do të ulen

lufta-shba-iran:-vance-mohon-pranine-afatgjate,-thote-se-cmimet-e-karburantit-do-te-ulen

Derisa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në muajin e dytë, zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, dha garanci se SHBA-ja nuk ka plane për të qëndruar në Iran për një periudhë të zgjatur pas operacioneve ushtarake, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarin e pavarur Ben Johnson, Vance theksoi se përfshirja ushtarake amerikane është e kufizuar dhe e përkohshme. Ai tha se SHBA-ja do të përmbushë objektivat e saj shpejt dhe do të tërhiqet.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë, se nuk jemi të interesuar të qëndrojmë në Iran një vit më vonë apo dy vite më vonë”, tha Vance.

Ai shtoi se SHBA-ja thjesht po kryen detyrat e saj dhe do të largohet së shpejti nga vendi.

“Do të largohemi së shpejti dhe çmimet e karburantit do të ulen”, premtoi ai.

Related posts

Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së

admin

Epsteini ndihmoi pionierin e inteligjencës artificiale në sigurimin e fondeve nga Hong Kongu

Hevzi

Biden: Putin nuk do ta fitojë lu’ftën në Ukrainë

Muhamet Ramadani