RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takoi drejtoren e NATO-s për operacione, diskutohet trajnimi i FSK-së

kurti-takoi-drejtoren-e-nato-s-per-operacione,-diskutohet-trajnimi-i-fsk-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe aleancës veri-atlantike, si dhe roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Kurti falënderoi NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme.

“Faleminderit për angazhimin e NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë e Mbrojtjes”, u shpreh Kurti.

Kryeministri theksoi mundësitë për trajnime profesionale dhe ushtarake të FSK-së në institucionet e NATO-s, si dhe rritjen e kapaciteteve të forcës sipas standardeve të aleancës.

Ai përmendi edhe performancën e lartë të FSK-së në misione ndërkombëtare, përfshirë Kuvajtin, Belize, Ishujt Falkland, Turqinë, dhe përgatitjet për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kosova është e përcaktuar, angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO”, tha Kurti.

Nga ana e saj, Hallengren vlerësoi bashkëpunimin dhe angazhimin e FSK-së.

“Falënderoj kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë, si dhe për vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza”, theksoi kryeministri.

Takimi u fokusua gjithashtu në mundësitë e trajnimit për personelin ukrainas në deminim dhe operacione kërkim-shpëtimi, si dhe thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Related posts

Zveçan, ​Policia evakuon gazetarët

Muhamet Ramadani

Fqinjët ngritën dyshime për shkak të erës së keqe të vinte nga banesa, gjendet i pajetë mjeku nga Maqedonia! Ja çfarë dyshohet

admin

Ekspertët për VOA: Qëndrimet e shoqërive po ndryshojnë në favor të rritjes së pranisë së grave në politikë

admin