RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e dy vendbanimeve në Ukrainë

rusia-pretendon-se-ka-marre-kontrollin-e-dy-vendbanimeve-ne-ukraine

Rusia pretendoi sot se ka marrë kontrollin e dy vendbanimeve në Ukrainën lindore dhe verilindore, transmeton Anadolu.

Një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se forcat e saj në rajonin lindor të Donetskut pushtuan fshatin Dibrova, i cili ndodhet rreth 19 kilometra në verilindje të qytetit të Slovianskut.

Sloviansk është një nga fortesat e fundit të Ukrainës në rajon, përveç Kramatorskut, i cili u bë qendra e saj administrative pasi Moska pushtoi qytetin e Donetskut në vitin 2014.

Thuhet se forcat ruse morën gjithashtu kontrollin e fshatit Myropilske, i vendosur më pak se një kilometër nga kufiri i Ukrainës me Rusinë në rajonin verilindor të Sumit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendoi në një deklaratë të mëparshme se forcat ruse bënë gjashtë përpjekje për të kaluar nëpër mbrojtjen e Ukrainës pranë katër vendbanimeve në frontin Lyman, përfshirë Dibrovën.

Megjithatë, Ukraina ende nuk ka komentuar mbi pretendimet e fundit të Rusisë ndërsa verifikimi i pavarur i pretendimeve është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Related posts

Xhamia e Hjustonit vandalizohet për herë të tretë, llogariten shumë dëme

admin

Mitsotakis: Greqia nuk do t’i japë Ukrainës tanke ‘Leopard 2’

admin

Xi Jinping në Europë pas 5 vitesh, vizitë edhe në Serbi! Analiza e CNN: Pse turi i presidentit kinez do të jetë një ‘luftë e vështirë’

admin