RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite rikthen në funksion tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

arabia-saudite-rikthen-ne-funksion-tubacionin-kryesor-te-naftes-pas-sulmeve

Arabia Saudite ka rikthyer kapacitetin e plotë të tubacionit të saj kryesor të naftës Lindje-Perëndim, pasi ai dhe infrastruktura përreth u sulmuan të enjten.

Ministria e Energjisë bëri të ditur se sulmet kishin ndalur transportimin e rreth 700 mijë fuçive naftë në ditë përmes këtij tubacioni.

Që nga fillimi i luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, Arabia Saudite është detyruar të devijojë eksportet e naftës larg Ngushticës së Hormuzit, ku dërgesat pothuajse janë ndalur, duke i orientuar ato drejt tubacionit Lindje-Perëndim, i cili e dërgon naftën në një terminal në Detin e Kuq.

Ministria e Energjisë njoftoi gjithashtu se objekti i prodhimit në Manifa, pranë bregdetit, është rikthyer në funksion pas sulmeve të javës së kaluar, ndërsa punimet për riparim po vazhdojnë në fushën naftëmbajtëse të Khurais, më në brendësi të vendit. /koha

Related posts

OKB-ja kërkon 160 milionë dollarë ndihmë urgjente për përmbytjet në Pakistan

admin

SHBA-ja tërhiqet nga 66 organizata ndërkombëtare

RTI

Kurti: Inkurajues alarmi i përshpejtimit të procesit të integrimit

admin