RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite rikthen në funksion tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

arabia-saudite-rikthen-ne-funksion-tubacionin-kryesor-te-naftes-pas-sulmeve

Arabia Saudite ka rikthyer kapacitetin e plotë të tubacionit të saj kryesor të naftës Lindje-Perëndim, pasi ai dhe infrastruktura përreth u sulmuan të enjten.

Ministria e Energjisë bëri të ditur se sulmet kishin ndalur transportimin e rreth 700 mijë fuçive naftë në ditë përmes këtij tubacioni.

Që nga fillimi i luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, Arabia Saudite është detyruar të devijojë eksportet e naftës larg Ngushticës së Hormuzit, ku dërgesat pothuajse janë ndalur, duke i orientuar ato drejt tubacionit Lindje-Perëndim, i cili e dërgon naftën në një terminal në Detin e Kuq.

Ministria e Energjisë njoftoi gjithashtu se objekti i prodhimit në Manifa, pranë bregdetit, është rikthyer në funksion pas sulmeve të javës së kaluar, ndërsa punimet për riparim po vazhdojnë në fushën naftëmbajtëse të Khurais, më në brendësi të vendit. /koha

Related posts

SHBA-ja do ta zvogëlojë me 10 për qind kapacitetin në 40 aeroporte

RTI

Vdes një person pas një aksidenti në Klinë

admin

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave për Kosovën, bien kërkesat për azil në BE

admin