RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut festojnë Pashkët

besimtaret-ortodokse-ne-maqedonine-e-veriut-festojne-pashket

Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë Pashkët Ortodokse, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, raporton Anadolu.

Në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, mbrëmë u mbajt liturgjia solemne e Ringjalljes së Krishtit – Pashkëve, e cila përbën kulmin e festimeve.

Shërbesën liturgjike e udhëhoqi Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, g.g. Stefan, në një atmosferë të mbushur me besimtarë.

Në katedrale dhe në tempuj të tjerë në vend, u organizuan lutje dhe shërbesa fetare, ndërsa shumë qytetarë morën pjesë në kremtime familjare të Pashkëve.

Sot gjatë ditës besimtarët po i vazhdojnë vizitat në kisha, duke festuar me familjet e tyre.

Pashkët Ortodokse shënojnë ringjalljen e Krishtit dhe konsiderohen festa më e rëndësishme për komunitetin ortodoks.

Related posts

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

Muhamet Ramadani

Izraeli vret 2 gazetarë të tjerë në Gaza

admin

KFOR-i nuk jep datë se kur do të largohen barrikadat nga veriu

admin