RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

shqiperi,-besimtaret-ortodokse-kremtojne-pashket

Në Shqipëri sot kremtohet festa e Pashkëve Ortodokse, ndërkohë në vend janë mbajtur meshat tradicionale dhe ceremoni të tjera, raporton Anadolu.

Besimtarët ortodoksë janë mbledhur në meshën e mbajtur në Katedralen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, duke kryer ritet fetare.

Meshat dhe ceremoni të tjera me rastin e Pashkëve janë mbajtur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të vendit kanë përcjellë mesazhe urimi për besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Mesazhe urimi kanë përcjellë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, politikanë dhe zyrtarë të tjerë.

Pashkët Ortodokse në Shqipëri shënohen si festë zyrtare, ndërkohë një nga traditat e Pashkëve është veza me ngjyra, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat.

Related posts

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Muhamet Ramadani

A po zbatohen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë-Maqedoni? Tre Avokatët e Popullit bëhen bashkë dhe firmosin memorandum për t’i kontrolluar

admin

Shefi i UNRWA-s përshëndet mbështetjen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Muhamet Ramadani