RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza, 72,329 të vrarë dhe 172,192 të plagosur

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza,-72,329-te-vrare-dhe-172,192-te-plagosur

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 72,329 të vrarë dhe 172,192 të plagosur që nga fillimi i ofensivës më 7 tetor 2023.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një viktimë të re, ndërsa një tjetër trup është nxjerrë nga rrënojat. Po ashtu, janë regjistruar tetë persona të plagosur.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se që nga armëpushimi i shpallur më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 750, ndërsa i të plagosurve në 2,090. Ndërkohë, 760 trupa janë nxjerrë nga rrënojat gjatë kësaj periudhe.

Burimet shtojnë se shumë viktima mbeten ende nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit dhe ambulancat po përballen me vështirësi për t’i arritur ato. /mesazhi

Related posts

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Muhamet Ramadani

Tensione në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Kushtrim Guraj

Abazoviq mbështet Kurtin: Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike

Muhamet Ramadani