RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pirgozhin: Ne do të luftojmë për aq kohë sa Rusia ka nevojë për ne

pirgozhin:-ne-do-te-luftojme-per-aq-kohe-sa-rusia-ka-nevoje-per-ne

Themeluesi i grupit mercenar rus Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se ushtarët e tij do të luftojnë në Ukrainë për aq kohë sa Rusia ka nevojë për ta.

“Nuk e di se çfarë raporton ‘Bloomberg’, por me sa duket ata e dinë më mirë se unë se çfarë do të bëjmë më pas. Për sa kohë që vendi ynë ka nevojë për ne, ne luftojmë në territorin e Ukrainës”, tha Prigozhin.

Ai tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë vendosur mbi 80 ushtarakë rreth Bakhmut në rajonin e Donetsk, shkruajnë mediat e huaja.

“Deri më sot, armiku ka përqendruar një grup prej më shumë se 80 mijë njerëz rreth Bakhmut. Ky grup ndodhet në Siversk, Slovjansk, Kramatorsk, Druzhkivka, Konstantinivka dhe Chasiv Yar,”shpjegoi Prigozhin në një intervistë të postuar në kanalin e tij Telegram.

Sipas Prigozhin, përveç operacioneve ushtarake në Bakhmut, Forcat e Armatosura të Ukrainës mund të përpiqen të kryejnë goditjen e parë në drejtimin Belgorod. Drejtimi i dytë i ofensivave të mundshme nga Kievi, sipas themeluesit të ëagner, mund të jetë Kreminna-Svatove, ku, sipas mendimit të tij, trupat ukrainase mund të provojnë Valujki, një qytet rus në rajonin e Belgorodit. /dosja

Related posts

Tmerr për qindra pasagjerë në bord, avioni i linjës Indi-Gjermani bën ulje emergjente për shkak të alarmit për bombë

admin

Policia me aksion në Leposaviq, sekuestron mallra të kontrabanduara në një market

Muhamet Ramadani

Në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981 Kurti vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë

admin