RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

shqiperi,-opozita-vazhdon-protesten-“foltore”

Në Shqipëri opozita vazhdon protestën të emërtuar “Foltore”, ndërkohë që sot është mbajtur protesta e radhës në Tiranë, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare

Të pranishëm në protestën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë ishin edhe deputetë të opozitës dhe drejtues të PD-së, ndërkohë u mbajtën edhe fjalime.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë protestë “flet liria, flet zëri i së vërtetës dhe flasin qytetarët që e duan vendin”.

Ai shtoi se në këtë protestë bëhet betejë jo thjesht për një forcë politike, por sipas tij bëhet betejë për lirinë dhe demokracinë e një vendi.

“Reagimi ynë, qëndresa jonë, përballja jonë prej kaq muajsh ka filluar të japë edhe efektet e veta dhe efektet e këtij reagimi, e protestës dhe përballjes tonë janë të qenësishme”, tha Noka.

Në muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e tyre.

Më 17 prill, PD-ja ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste antiqeveritare kombëtare.

Related posts

Rutte: “NATO 3.0” synon një Evropë më të fortë brenda aleancës më të fortë

Hevzi

Turqia mes lëkundjeve të reja, ndërsa numri i të vdekurve arrin në 43,556

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite vazhdon shkeljen e armëpushimit me sulmet në Gaza

RTI