RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

shqiperi,-opozita-vazhdon-protesten-“foltore”

Në Shqipëri opozita vazhdon protestën të emërtuar “Foltore”, ndërkohë që sot është mbajtur protesta e radhës në Tiranë, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare

Të pranishëm në protestën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë ishin edhe deputetë të opozitës dhe drejtues të PD-së, ndërkohë u mbajtën edhe fjalime.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë protestë “flet liria, flet zëri i së vërtetës dhe flasin qytetarët që e duan vendin”.

Ai shtoi se në këtë protestë bëhet betejë jo thjesht për një forcë politike, por sipas tij bëhet betejë për lirinë dhe demokracinë e një vendi.

“Reagimi ynë, qëndresa jonë, përballja jonë prej kaq muajsh ka filluar të japë edhe efektet e veta dhe efektet e këtij reagimi, e protestës dhe përballjes tonë janë të qenësishme”, tha Noka.

Në muajt e fundit, në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë partitë opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e tyre.

Më 17 prill, PD-ja ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste antiqeveritare kombëtare.

Related posts

Pas ekzekutimit të liderit Hassan Nasrallah, Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

admin

Sulmet kibernetike, Agjencia për Privatësi jep disa rekomandime për institucionet dhe qytetarët për mbrojtjen e të dhënave

admin

Automjetet plot me paund ishin nisur drejt Shqipërisë. Arrestohen 4 shqiptarë në Britani, pastronin paratë e grupeve kriminale

admin