RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

rasti-i-njehsoreve-elektrike,-prokuroria:-hetimet-jane-ne-zhvillim

Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke vazhduar hetimet lidhur me rastin e njehsorëve elektrikë, pas pretendimeve për manipulim përmes tyre.

Nga Prokuroria nuk është bërë e ditur faza aktuale e hetimeve, si dhe nuk janë dhënë detaje për numrin e personave të intervistuar deri më tani. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, deklaroi për Tëvë1.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është duke zhvilluar hetime dhe po ndërmerr të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.”

Hetimet mbeten në zhvillim, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike në vijim.

Related posts

BE-ja kundërshton zgjedhjet e Rusisë në Ukrainën e “pushtuar”, zotohet për sanksione

Kushtrim Guraj

Rregullorja për metanin synon të reduktojë emetimet globale, ja çfarë përmban! Kontrolle sistematike për të zbuluar rrjedhje në tubacione

admin

Kongresisti Wilson thirrje Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës: Shkëputuni nga Rusia, Kina e Irani

admin