RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

“termokosi”-permbyll-sezonin-e-ngrohjes

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar për përmbylljen e sezonit ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditësh furnizimi të pandërprerë me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në përputhje me rregulloren e ZRRE dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

Ky sezon konsiderohet ndër më të gjatët dhe më të suksesshmit në historinë e ndërmarrjes.

“Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje. Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 338.902 MWh energji termike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët. Falë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aplikimit të metodës së faturimit sipas konsumit, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta. Si rezultat i kësaj performance dhe cilësisë së ngrohjes është shënuar edhe një rënie e dukshme e numrit të ankesave, me 70 për qind më pak krahasuar me sezonin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Nga “Termokos” kanë theksuar se këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të stafit, duke reflektuar përkushtimin për avancimin e shërbimeve dhe zgjerimin e kapaciteteve.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e planit aksional veror, në përgatitje për sezonin e ardhshëm, si dhe me realizimin e projekteve kapitale që janë aktualisht në proces, me synim zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e numrit të konsumatorëve.

Related posts

Presidenti Erdogan shënon 3-vjetorin e tërmeteve të vitit 2023, thotë se premtimet për rindërtim u mbajtën

admin

Turqia, Suedia dhe Finlanda do të takohen më 26 gusht nën mekanizëm të përbashkët

admin

Rutte hedh poshtë spekulimet dhe mohon largimin e SHBA-së nga NATO

Irfan Jahiu