RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-ja do të zhvillojë ushtrime në zonën e Bukovikut, qytetarët këshillohen për kujdes

fsk-ja-do-te-zhvilloje-ushtrime-ne-zonen-e-bukovikut,-qytetaret-keshillohen-per-kujdes

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese në zonën e Bukovikut në Komunën e Gjilanit, në dy periudha të planifikuara gjatë këtij muaji.

Sipas njoftimit, ushtrimet do të mbahen më 17–19 prill dhe 24–26 prill 2026, në kuadër të plan-programit trajnimor dhe vlerësimit praktik të kadetëve të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se zona e Bukovikut është përzgjedhur si hapësirë e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara.

“Trajnimi do të mbahet në zonën e Bukovikut, Komuna e Gjilanit, pasi kjo zonë është e përshtatshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe për vlerësimin praktik të kadetëve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, qytetarët janë këshilluar për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe të mos shqetësohen nga aktivitetet që mund të vërehen në terren.

Related posts

Gjatë bastisjeve të forcave izraelite plagosen 30 palestinezë

admin

Qeveria e Libanit urdhëron arrestimin e anëtarëve të Gardës Revolucionare Iraniane

admin

FOTO/ Ditëlindja e Navalnyt, nëna dhe mbështetësit e tij vizitojnë varrin e ish-liderit të opozitës ruse

admin