RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjatë bastisjeve të forcave izraelite plagosen 30 palestinezë

gjate-bastisjeve-te-forcave-izraelite-plagosen-30-palestineze

Gjatë bastisjeve u përdor municion i vërtetë dhe ushtarët izraelitë plagosën 30 palestinezë

Gjatë intervenimit të ushtrisë izraelite në Nablus, në Bregun Perëndimor, janë plagosur 30 palestinezë, mes të cilëve katër në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtarët izraelitë kryen bastisje në një shtëpi në Nablus dhe rrethuan objektin.

Gjatë bastisjeve u përdor municion i vërtetë dhe ushtarët izraelitë plagosën 30 palestinezë. Gjendja e katër personave është e rëndë.

Dëshmitarët okularë thonë se ushtarët izraelitë kanë përdorur municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

Në bastisjen e kryer nga ushtria izraelite në Nablus në korrik, dy palestinezë u vranë.

Forcat izraelite bastisin shpesh shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor dhe arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara (OKB) tregojnë se forcat izraelite kanë kryer rreth 1.600 bastisje në territorin palestinez që nga fillimi i vitit deri më 26 qershor. Kanë humbur jetën 60 palestinezë, ndërsa rreth 6.000 u plagosën. /aa

Related posts

Besimtarët e vendeve të rajonit falin namazin e teravisë së parë

admin

Presidenti iranian mbërrin në Pakistan në udhëtimin e parë jashtë vendit që nga lufta me SHBA-në dhe Izraelin

admin

Sot në Uzbekistan zhvillohen zgjedhjet presidenciale

Muhamet Ramadani