RTV AHIRETI
LajmeLajmetSport

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

distria-krasniqi-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kampionatit-evropian

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale.

Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposht me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’.

Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe.

Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida.

Në anën tjetër, xhudistet tjera, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme. /

Related posts

“Po hidhen poshtë amendamentet për…”/ Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, çfarë po ndodh në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të KiE

admin

Turqi, foshnja 7-muajshe shpëtohet më shumë se dy ditë pas tërmeteve

admin

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiqit

admin