RTV AHIRETI
Lajme

Tragjedi ne Malishevë: Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë

tragjedi-ne-malisheve:-tre-persona-kane-humbur-jeten-pas-shperthimit-te-nje-zjarri-ne-nje-banese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë në lagjen “Mirdita”.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezi, ka bëre të ditur se rreth orës 12:55 policia është njoftuar për incidentin.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente”, deklaroi Elezi.
Sipas tij, në banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore – një i rritur dhe dy fëmijë – të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar se ishin pa shenja jete.
Zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për pasoja të tjera materiale apo njerëzore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie.

The post Tragjedi ne Malishevë: Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Infermierët në Angli drejt protestës, duan rritje page reale dhe kushte më të mira

admin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hap dëgjimet për operacionin e Izraelit në Rafah

admin

NATO dënon tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e drithërave, përshëndet përpjekjet turke për rivendosjen e marrëveshjes

admin