RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Irani ka rënë dakord të mos pajiset me armë bërthamore

trump:-irani-ka-rene-dakord-te-mos-pajiset-me-arme-berthamore

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se Irani ka rënë dakord të mos pajiset me armë bërthamore dhe se marrëveshja në negociata “zgjatet për 20 vjet”.

Gjithashtu Trump deklaroi se perspektivat për një marrëveshje “duken shumë pozitive”, duke shtuar se takimi i ardhshëm me delegacionin iranian mund të zhvillohet gjatë fundjavës.

Duke iu referuar zhvillimeve në Gjirin Persik dhe planit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, Trump u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike.

“Tregjet po ecin mirë, çmimet e naftës po ecin mirë, besoj se do të bëjmë një marrëveshje të mirë me Teheranin pa armë bërthamore”, vuri në dukje ai.

Takimi i ardhshëm për Iranin mund të zhvillohet këtë fundjavë, vuri në dukje gjithashtu presidenti amerikan, duke shtuar se mund të mos ketë nevojë të zgjasë armëpushimin me Iranit.

Related posts

“Në fokus, vijimi i dialogut në Bruksel”/ Lajçak nesër në Kosovë, “shmang” Beogradin

admin

BE kritikon rrënimin e vilave pranë Liqenit të Ujmanit, kërkon ndërprerjen e veprimeve

Hevzi

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

admin