RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

indonezi,-8-te-vdekur-nga-rrezimi-i-helikopterit

Të 8 personat në bordin e një helikopteri Airbus H130 humbën jetën pasi ai u rrëzua të enjten në regjencën Sekadau, provinca West Kalimantan e Indonezisë, thanë autoritetet të premten, transmeton Anadolu.

Avioni mbante 6 pasagjerë, një pilot dhe një ndihmës i tij.

Helikopteri u nis nga regjenca Melawi në orën 7:34 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe humbi kontaktin në orën 8:39 të mëngjesit.

“Të gjitha viktimat janë konfirmuar të vdekura,” citoi Jakarta Globe një zyrtar të policisë së Sekadau.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e rrëzimit më vonë po atë ditë, por përpjekjet e evakuimit u penguan nga terreni i vështirë dhe dukshmëria e ulët.

Related posts

Izraeli: Irani duhet të paguajë çmimin për “agresionin”

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite dhe Kanadaja vendosin t’i rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike

admin

Një palestinez vritet nga zjarri izraelit në veri të Gazës pavarësisht armëpushimit

admin