RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezi, 8 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

indonezi,-8-te-vdekur-nga-rrezimi-i-helikopterit

Të 8 personat në bordin e një helikopteri Airbus H130 humbën jetën pasi ai u rrëzua të enjten në regjencën Sekadau, provinca West Kalimantan e Indonezisë, thanë autoritetet të premten, transmeton Anadolu.

Avioni mbante 6 pasagjerë, një pilot dhe një ndihmës i tij.

Helikopteri u nis nga regjenca Melawi në orën 7:34 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe humbi kontaktin në orën 8:39 të mëngjesit.

“Të gjitha viktimat janë konfirmuar të vdekura,” citoi Jakarta Globe një zyrtar të policisë së Sekadau.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e rrëzimit më vonë po atë ditë, por përpjekjet e evakuimit u penguan nga terreni i vështirë dhe dukshmëria e ulët.

Related posts

The Guardian: NATO po zhvillon takime të mbyllura me skenaristë e producentë në Evropë e SHBA, akuza se po përdor artin për të bërë propagandë

admin

Gjykata e Xhorxhias rrëzon padinë kundër Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020! Avokati: Persekutimi ndaj presidentit mori fund

admin

Konferencë e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë/ Zëdhënësja e shtypit tregon nëse Presidenti Biden vuan nga Parkinsoni

admin