RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bashkë në foto, shumë larg në moral: njëri po shkruan nderin e vetes, tjetri turpin

bashke-ne-foto,-shume-larg-ne-moral:-njeri-po-shkruan-nderin-e-vetes,-tjetri-turpin

Kryeministri spanjoll i tregon vendi Izraelit, homologu shqiptar u bën fresk gjakatarëve

Ndërsa Pedro Sanches po fiton famën e një lideri që përçon moral, duke i treguar guximshëm e virtytshëm vendin Izraelit, ai që pozon krah tij, Edi Rama mund të ketë shumëçka te aftësitë politike, por kursesi moral.

Këtë të fundit ai e ka zhbërë tërëisht vitet e fundit duke u vënë gjithi nbë shërbim të një shteti gjenocidal, pra Izraelit, një shtet që po e bën me turp të gjithë njerëzimin.

Ata janë takuar së fundi në Barcelonë, ku kryeministri spanjoll ka mbledhur liderë të së majtës për të trajtuar me ta sfidat e rënda politike me ringjalljen e ssë djathtës ekstreme.

Dhe ky është rasti kur janë takuar ata që nuk dihet sa miq njerëzor e sa miq politikë janë teksa diferenca e thellë mes tyre është morali në raport me Izraelin, aty po testohet morali i gjithë botës.

Pse? Sepse Izraeli i sotëm është si Nazizmi i djeshëm, i cili vuri në test moral të gjothë botën. Kush mbështet apo rreshohet me sionistët sot, as më pak e as më shumë zjarrvënës të botës ende në tentativë, do jetë turpi i botës i të nesërmes.

Kështu dhe Sanches e Rama; e nesërmja do ju rezervojë të dyve pozicioni krejt të kundërta gjykuar nga ajo që po shpërfaqin aktualisht, ku njërit do i përket nderi e tjetrit turpi. /tesheshi.com/  

Related posts

BE reagon për vendimin e Gjykatës Supreme që i shpalli tarifat e Trump të paligjshme: Po e shqyrtojmë me kujdes, të hënën diskutim në PE!

admin

Kosova merr masa për të penguar përhapjen e murtajës afrikane të derrit

admin

“Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga…”- Netanyahu s’pranon marrëveshje që i jep fund luftës në Gazë, vetëm armëpushim të “pjesshëm”

admin