RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres dënon sulmin ndaj paqeruajtësve të OKB-së në jug të Libanit

guterres-denon-sulmin-ndaj-paqeruajtesve-te-okb-se-ne-jug-te-libanit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), ku humbi jetën një paqeruajtës francez dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas Qendrës së Lajmeve të OKB-së, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Stéphane Dujarric, tha se ky incident tregon seriozitetin e situatës, duke theksuar se është sulmi i tretë në javët e fundit që ka shkaktuar viktima në radhët e UNIFIL-it.

Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë ndërprerjen e armiqësive dhe armëpushimin, si dhe të përmbushin detyrimet sipas së drejtës ndërkombëtare, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e personelit të OKB-së.

Ai kërkoi gjithashtu një hetim të shpejtë për ngjarjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se një paqeruajtës francez i UNIFIL-it është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmin e ndodhur në jug të Libanit. /mesazhi

Related posts

Paralajmërim për valë të paprecedentë të të nxehtit

admin

Zjarr në një hotel në Vlorë, mesin e të lënduarve 5 janë nga Kosova

Kushtrim Guraj

A po rikthehet Gjermania?

Hevzi