RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtar i IDF-së filmohet duke shkatërruar një statujë të Jezusit në Libanin jugor

ushtar-i-idf-se-filmohet-duke-shkaterruar-nje-statuje-te-jezusit-ne-libanin-jugor

Një ushtar i ushtrisë izraelite (IDF) është filmuar duke shkatërruar një statujë të Jezusit në fshatin Deir Siryan, pranë lumit Litani në jug të Libanit. Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë ushtarin duke goditur me çekan të rëndë kokën e statujës, e cila ishte vendosur me kokë poshtë pranë një shtylle.

Në një reagim për mediat, ushtria izraelite deklaroi se veprime të tilla “nuk përputhen me vlerat e IDF-së dhe standardet e pritshme të sjelljes së ushtarëve”. Sipas tyre, rasti do të hetohet në mënyrë të plotë dhe të thelluar, dhe nëse është e nevojshme, do të merren masa bazuar në përfundimet e hetimit.

Ndërkohë, raportohet se një tjetër objekt i krishterë është shkatërruar në fshatin Ain Ebel, në distriktin Nabatieh në jug të Libanit. /mesazhi

Related posts

Kurti: Ironi e thellë pretendimet për persekutim, nga një vend që ka kryer krime në Bosnje e Kosovë

Muhamet Ramadani

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së refuzon të kërkojë falje ndaj viktimave të Epsteinit, debaton me demokratët

Muhamet Ramadani

Gjermani, aktivitet për të tërhequr vëmendjen ndaj diskriminimit të grave muslimane

admin