RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KEDS zuri 6,715 konsumatorë duke vjedhë rrymë

keds-zuri-6,715-konsumatore-duke-vjedhe-rryme

KEDS zuri 6,715 konsumatorë duke vjedhë rrymë, një nga ta vodhi mbi 52 mijë euro

KEDS ka thënë se vetëm gjatë vitit 2023, 6715 konsumatorë ishin kapur duke vjedhur rrymën, ndërsa janë detyruar t’i rikthejnë dëmet që kanë bërë.

Për më tepër është bërë e ditur se vlera më e madhe që konsumatori është detyruar t’i kthejë KEDS-it për vjedhjen e rrymës ishte 52 mijë e 486 euro.

“Vetëm përgjatë vitit 2023, nga afro 100 mijë kontrolle, KEDS zuri fiks 6,715 konsumatorë-keqpërdorues duke e vjedhë energjinë elektrike. Për këtë periudhë ata janë obliguar t’i rikthejnë humbjet, që konsiderohet hapi i parë në kuadër të një sërë pasojash që i presin ata. Vlera më e madhe që një konsumator komercial është detyruar t’ia kthejë KEDS-it në kuadër të rikthimit të humbjeve vitin e kaluar është 52,489.64 euro”, u tha nga KEDS-i.

Më tutje nga KEDS thonë se po i zhvillon rreth 400 kontrolle ditore në mbarë Kosovën për të zbuluar identifikuesit.

Related posts

SHBA-ja heq Sirinë nga lista e ndalimit të eksporteve të armëve sipas politikës së rishikuar tregtare të mbrojtjes

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

RTI

“Amerikën e sundon populli jo diktatorët e mbretërit”- Biden tregon pse mori vendimin për t’u tërhequr nga gara presidenciale: Stafetën ia kalova brezit të ri për të bashkuar vendin

admin