RTV AHIRETI
Lajme

29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës.

29-vjecari-goditet-nga-krani-dhe-humb-jeten-ne-vendin-e-punes.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën Pjetër Pogdani, ku një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në lartësi me kran.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në ora 16:20 derisa viktima me inicialet L.F. po punonte në terren, krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.
Lëndimet e marra kanë qenë fatale dhe ai ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Më pas, trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Policia e Kosovës dhe inspektorati i punës kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik.

The post 29-vjeçari goditet nga krani dhe humb jetën në vendin e punës. first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Roli i xhamive shqiptare, temë diskutimi në konferencën shkencore të organizuar nga BIK-u

Muhamet Ramadani

Koalicionin i majtë në “ngërç”, dështojnë bisedimet për kryeministrin e ri në Francë

admin

OBSH: Shpërthimi i hantavirusit do të shpallet i përfunduar deri më 2 korrik nëse nuk shfaqen raste të reja

Irfan Jahiu