RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kuvendi miraton disa projektligje të mbetura nga seancat e kaluara

​kuvendi-miraton-disa-projektligje-te-mbetura-nga-seancat-e-kaluara

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu deputetët e kanë miratuar buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike, me shumën prej 23 mijë e 720 euro.

“Konstatoj që me 87 vota për, asnjë votë kundër dhe vetëm një votë abstenuese, Kuvendi i Kosovës e miratoi buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator si dhe në ndërmarrje publike, me shumën prej 23 mijë e 720 euro”, ka thënë Konjufca.

Me këtë ka përfunduar seanca e parë për sot në Kuvendin e Kosovës, e cila në rend dite kishte pika të papërfunduara nga mbledhjet plenare të kaluara.

Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me seancën e re ku në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.

Gjithashtu për këtë seancë është paraparë debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Related posts

Shefi i OKB-së dënon vendimin e Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase

admin

Shqipëria do të pajiset me dronë “Bayraktar”

rezart morina

Moderna prodhon vaksinën kundër Omicron-it: Do të jetë pikë kthese për pandeminë

admin