RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dasmë masive për 150 çifte në Deir al-Balah të Gazës

dasme-masive-per-150-cifte-ne-deir-al-balah-te-gazes

Një ceremoni dasme masive është mbajtur për 150 çifte në Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ku pjesëmarrësit u mblodhën për të festuar martesën mes vështirësive të vazhdueshme, raporton Anadolu.

Ngjarja u organizua në kuadër të nismës humanitare të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Kalorësi 3”, për çiftet që kishin shtyrë dasmat për shkak të sulmeve dhe kufizimeve.

Ceremonia bashkoi çifte të reja që nuk kishin mundur të organizonin dasma më parë, përfshirë disa persona që kishin humbur gjymtyrë dhe përdornin paterica ose karroca invalidësh.

Pjesëmarrësit shprehën gëzim që më në fund po martoheshin, me një nuse që e përshkroi ditën si një moment të shumëpritur, ndërsa një dhëndër tha se përvoja ishte e “papërshkrueshme”.

Derisa Izraeli vazhdon të kontrollojë më shumë se 50 për qind të enklavës palestineze, qindra mijëra të zhvendosur po jetojnë në tenda, shkolla dhe zona të hapura pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar, në kushte të rënda humanitare.

Related posts

Britania nuk do t’u japë azil atyre që kalojnë kanalin La Manche – VIDEO

admin

Belgjika akuzon tre persona për planifikim të një sulmi terrorist

admin

Barrikadat në veri, Kurti thotë se do të ketë takim me KFOR-in: Kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht

admin