RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Operacioni i përbashkët Izrael-SHBA do të riformësojë të ardhmen e Iranit

netanyahu:-operacioni-i-perbashket-izrael-shba-do-te-riformesoje-te-ardhmen-e-iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur një operacion të përbashkët kundër Iranit për të eliminuar atë që ai e përshkroi si një “kërcënim ekzistencial” të paraqitur nga regjimi iranian, transmeton Anadolu.

Në një video mesazh, Netanyahu tha se “regjimi terrorist vrasës” në Teheran nuk duhet të pajiset me armë bërthamore të afta për të kërcënuar “mbarë njerëzimin”.

“Operacioni ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli trim iranian të marrë fatin në duart e veta”, tha ai.

Netanyahu u bëri thirrje, siç tha ai, të gjitha pjesëve të popullit iranian, përfshirë persët, kurdët, azerët dhe ahvazët, që të heqin “zgjedhën e tiranisë” dhe të themelojnë një “Iran të lirë dhe paqedashës”.

Ai tha se operacioni i nisur kundër Iranit është dukshëm më i fuqishëm se veprimet e mëparshme dhe përsëriti se Izraeli nuk do të lejojë që Teherani të sigurojë armë bërthamore.

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit herët sot me emrin “Ulërima e Luanit”, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Më vonë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja gjithashtu ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër “regjimit iranian”.

Sulmet vijnë ndërsa bisedimet mes Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran.

Related posts

Forcat izraelite vrasin një palestinez në kampin e refugjatëve Aqaba Jabr

admin

Indonezia dhe forcat amerikane me stërvitje të përbashkëta ushtarake, Kina i quan kërcënim

admin

“Mesditë kundër Putinit”- Mijëra qytetarë në prostestë në ditën e 3 të zgjedhjeve në Rusi, përmbushin dëshirën e fundit të Navalnit

admin