RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës – nis përgatitja për dislokimin e trupave

ekipi-i-fsk-se-udheton-drejt-gazes-–-nis-pergatitja-per-dislokimin-e-trupave

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku pritet të operojnë trupat e FSK-së në kuadër të një misioni paqeruajtës ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipi i FSK-së do të zhvillojë vlerësimin paraprak të situatës në terren dhe do të koordinojë aktivitetet për dislokimin e kontingjentit, i cili do të jetë pjesë e Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

Gjatë qëndrimit atje, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritetet që merren me administrimin e Gazës, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së.

Në këto takime është diskutuar për procesin e integrimit të kontingjentit të FSK-së në mision, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta dhe koordinimin e mbështetjes logjistike.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global, duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe duke respektuar standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes.

Related posts

India furnizon Bangladeshin me naftë përmes tubacionit të miqësisë mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

COVID-19 në Kosovë: 1 mijë e 390 raste të reja, një i vdekur

admin

VIDEO/ Sulmohet me thikë kritiku i njohur i Islamit në Gjermani, autori godet dhe efektivin e policisë para se të neutralizohet

admin