RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit

sot-seanca-ne-perpjekje-per-zgjedhjen-e-presidentit

Sot do të mbahet seanca në përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Afati për zgjedhjen e presidentit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është 28 prilli.

Partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

LVV të shtunën ka kërkuar nga PDK e LDK të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiak, me kredibilitet e të dëshmuar.

PDK ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LVV ia garanton 66 vota.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK e LDK.

Related posts

AUV: Në tregun e Kosovës nuk ka çipsa që përmbajnë substanca kancerogjene

admin

Stano: Jemi në pritje të raportit zyrtar për hetimet në Banjskë

Muhamet Ramadani

Oficeri i marinës italiane dënohet me 30 vjet burg për spiunazh për Rusinë

admin