RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pesë persona të arrestuar për posedim të substancave narkotike

pese-persona-te-arrestuar-per-posedim-te-substancave-narkotike

Pesë persona janë arrestuar në tri qytete të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit për posedim të narkotikëve.

Në Ferizaj policia ka gjetur një sasi prej 2.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, gjatë kontrollit të i dyshuarit i cili është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Pejë është arrestuar një person të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një elektroshok, një boks hekuri dhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dy persona janë arrestuar në Klinë për veprën e njëjtë. Atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2.4 gramë substanca të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe 19.2 gr substanca të dyshuara narkotike e llojit marihuanë dhe një revole me një karikator pa fishek.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Related posts

Po punonte me eskavator, burri në Kosovë zbulon 100 plumba në tokë dhe armë shpërthyese

admin

Presidentja Osmani iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik

admin

Para zgjedhjeve, jo shumë mbështetje për BE mes gjermanëve!

admin