RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

ikd:-procesi-per-zgjedhjen-e-presidentit-po-cenon-rendin-kushtetues

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se procesi i zgjedhjes së Presidentit nga Kuvendi i Kosovës përbën një cenim serioz të rendit kushtetues dhe të rregullave parlamentare.

Sipas këtij instituti ky proces që duhet të reflektojë standardet më të larta të ligjshmërisë dhe përgjegjësisë institucionale është karakterizuar nga një improvizim procedural dhe interpretim i gabuar i normave juridike, duke ngritur shqetësime të drejtpërdrejta për funksionimin e demokracisë.

IKD ka përmendur tri raste të seancës që u mbajt të hënën ku janë bërë shkelje.

“Së pari, mungesa e kuorumit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme e bën të pavlefshëm vetë zhvillimin e procedurës. Kushtetuta kërkon praninë e së paku 80 deputetëve për nisjen e seancës dhe zhvillimin e dy raundeve të para të votimit, ndërkohë që në sallë kanë qenë vetëm 64 deputetë. Në këto rrethana, çdo veprim i mëtejshëm procedural përbën një precedent të rrezikshëm që cenon rëndë parimin e shtetit të së drejtës dhe krijon hapësirë për anashkalimin sistematik të rregullave kushtetuese. Së dyti, mënyra e thirrjes së mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, vetëm dy minuta para mbajtjes së saj, përbën shkelje të rëndë të standardeve minimale të transparencës dhe pjesëmarrjes. Një afat i tillë e pamundëson pjesëmarrjen efektive të deputetëve dhe e redukton procesin në një formalitet, duke cenuar legjitimitetin e çdo vendimi të marrë. Së treti, çështja e nominimit dhe e nënshkrimeve të deputetëve është trajtuar në kundërshtim me kuadrin kushtetues dhe praktikën gjyqësore. Kushtetuta kërkon së paku dy kandidatë për President, kusht që është përmbushur fillimisht më 5 mars 2026 me kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut. Megjithatë, tërheqja e tyre nga gara nuk e rikthen procesin në pikën zero në aspektin juridik të nënshkrimeve, pasi këto të fundit konsiderohen të konsumuara në momentin e dorëzimit. Secili kandidat kishte siguruar mbi minimumin prej 30 nënshkrimeve, të cilat, për shkak të natyrës së tyre juridike, janë të lidhura ekskluzivisht me kandidatin përkatës dhe nuk mund të transferohen apo ripërdoren për kandidatë të tjerë”, thuhet në komunikatë.

Sipas IKD-së këto veprime e bëjnë procesin e zgjedhjes së Presidentit juridikisht të pavlefshëm.

“Lejimi i një praktike të tillë përbën rrezik serioz për demokracinë, pasi vendos një standard ku rregullat kushtetuese anashkalohen krijohen rrugë për kriza të përsëritura institucionale”, thuhet në komunikatë.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit është paraparë të vazhdojë sot nga ora 10:00.

Related posts

Michel kërkon nga Serbia hapa në shtensionim të situatës në veri dhe kthim në dialog

Muhamet Ramadani

Udhëheqësi i He’zbollahut kërcënon Qipron: Do të jeni pjesë e lu’ftës, nëse hapni aeroportet dhe bazat për Iz’raelin

Muhamet Ramadani

Kontingjenti i FSK-së niset drejt zonave të prekura nga tërmeti në Turqi

admin